Dëgjesë publike në Komunën e Strugës mbi propozim Strategjinë nga fusha e kulturës 2017-2022

  • November 18, 2016 01:00pm - 03:00pm
  • Hotel Drim

Më 18.11.2016, duke filluar nga ora 13.00 në hotel Drim (Salla “Piano-djathtas”) do të mbahet dëgjesë publike mbi propozim Strategjinë nga fusha e kulturës 2017-2022.

Përgatitja e Strategjisë për kulturë 2017-2022 është njëri ndër aktivitetet në kuadër të projektit „Pjesëmarrja civile për demokraci lokale”. Për këtë qëllim, gjatë periudhës së kaluar u organizuan tre trajnime për administratën komunale, institucionet, organizatat civile dhe qytetarët në temë: „Vegla për planifikim participativ”, „Planifikimi strategjik dhe analiza situatash dhe „Metoda të planifikimit aksionar,si dhe tre punëtori: „Analiza situatash dhe Vizionimi”, „Zhvillimi i kornizës strategjikedhe „Zhvillimi i planit aksionar”.

Në dëgjesën publike do të prezantohet propozim Strategjia e cila doli si rezultat i trajnimeve dhe punëtorive të lartëpërmendura dhe do të mundësohet pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e qytetarëve dhe organizatave civile në drejtim të përmirësimit të saj.

Në të njejtën, përveç qytetarëve dhe organizatave civile të interesuara do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, administratës komunale dhe Këshillit të Komunës së Strugës.

Propozim Strategjinë dhe Planin aksionar mund ti shihni nē këtë link.

AGJENDA

User Login