Dëgjesë publike në Komunën Qendër mbi propozim Strategjinë nga fusha e kulturës 2017-2022

  • November 21, 2016 10:00am - 12:45pm
  • Holiday Inn Skopje

Më 21.11.2016, duke filluar nga ora 10:00 në hotel Holidej In (Salla Milenium 2), do të mbahet dëgjesë publike mbi propozim Strategjinë nga fusha e kulturës 2017-2022.

Përgatitja e Strategjisë për kulturë 2017-2022 është njëri ndër aktivitetet në kuadër të projektit „Pjesëmarrja civile për demokraci lokale”. Për këtë qëllim, gjatë periudhës së kaluar u organizuan tre trajnime për administratën komunale, institucionet, organizatat civile dhe qytetarët në temë: „Vegla për planifikim participativ”, „Planifikimi strategjik dhe analiza situatash dhe „Metoda të planifikimit aksionar,si dhe tre punëtori: „Analiza situatash dhe Vizionimi”, „Zhvillimi i kornizës strategjikedhe „Zhvillimi i planit aksionar”.

Në dëgjesën publike do të prezantohet propozim Strategjia e cila doli si rezultat i trajnimeve dhe punëtorive të lartëpërmendura dhe do të mundësohet pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e qytetarëve dhe organizatave civile në drejtim të përmirësimit të saj.

Në të njejtën, përveç qytetarëve dhe organizatave civile të interesuara do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, administratës komunale dhe Këshillit të Komunës Qendër.

User Login