Fokus grupe Qendër

  • April 8, 2016 12:00am - 12:00am
  • Centar

Më 08.04.2016, në Zyren për të rinj të Komunës Qendër, u mbajt fokus grupi me organizatat civile dhe palët e prekura (interesuara) nga Komuna Qendër që veprojnë në fushën e kulturës. Udhëheqësi i ekipit dhe ekspertët i njoftuan të pranishmit me aktivitetet dhe qëllimet e projektit.

Pjesëmarrësit në fokus grupet ishin të udhëhequr nga ekipi i ekspertëve të „Qendrës për zhvillim të demokracisë lokale” (QZDL). Para se të mbahet fokus grupi ishin dorëzuar pyetësorë anketues me qëllim që të arrihet deri te opinionet dhe qëndrimet e tyre për gjendjen e kulturës në komunë. Pas mbarimit të fokus grupit u realizua intervistë me kontakt personin e komunës z-nja Ofelija Dimkovska (Sektori për mbështetje të prefektit).

Rezultatet nga analiza e pyetësorëve të plotësuar, fokus grupeve dhe intervistave, do të jenë pjesë përbërëse e Studimit bazik për vlerësimin e gjendjes momentale të kulturës dhe rekomandimet për aktivitetet e mëtutjeshme në atë fushë. Studimi është bazë për aktivitetet e mëtutjeshme në kuadër të projektit, organizimi i trajnimeve përkatëse dhe përgaditja e Strategjisë për kulturë e përcjellur me Plan të aksionit.

User Login