Fokus grupe Strugë

  • April 21, 2016 12:00am - 12:00am
  • Struga

Më 21.04.2016, në hapësirat e Qendrës së komunitetit në Komunën e Strugës, u mbajtën dy fokus grupe. Në fokus grupin e parë morrën pjesë organizatat civile dhe palët e prekura (interesuara) aktive në fushën e kulturës, kurse në të dytën përfaqësues të Këshillit të Komunës së Strugës dhe administratës komunale. Udhëheqësi i ekipit dhe ekspertët i njoftuan të pranishmit me aktivitetet dhe qëllimet e projektit.

Pjesëmarrësit në fokus grupet ishin të udhëhequr nga ekipi i ekspertëve të „Qendrës për zhvillim të demokracisë lokale” (QZDL). Para se të mbahet fokus grupi ishin dorëzuar pyetësorë anketues me qëllim që të arrihet deri te opinionet dhe qëndrimet e tyre për gjendjen e kulturës në komunë.

Rezultatet nga analiza e pyetësorëve të plotësuar, fokus grupeve dhe intervistave, do të jenë pjesë përbërëse e Studimit bazik për vlerësimin e gjendjes momentale të kulturës dhe rekomandimet për aktivitetet e mëtutjeshme në atë fushë. Studimi është bazë për aktivitetet e mëtutjeshme në kuadër të projektit, organizimi i trajnimeve përkatëse dhe përgaditja e Strategjisë për kulturë e përcjellur me Plan të aksionit.

 

User Login