Fokus grupe Strumicë

  • April 18, 2016 12:00am - 12:00am
  • Strumitsa

Më 18.04.2016,  në hapësirat e Qendrës së komunitetit në Komunën e Strumicës, u mbajtën dy fokus grupe. Fokus grupi i parë ishte me organizatat civile dhe palët e prekura (interesuara) nga Komuna e Strumicës që veprojnë në fushën e kulturës. Në fokus grupin e dytë morrën pjesë këshilltarë nga Këshilli i Komunës së Strumicës dhe administrata komunale. Udhëheqësi i ekipit dhe ekspertët i njoftuan të pranishmit me aktivitetet dhe qëllimet e projektit.

Pjesëmarrësit në fokus grupet ishin të udhëhequr nga ekipi i ekspertëve të „Qendrës për zhvillim të demokracisë lokale” (QZDL). Para se të mbahet fokus grupi ishin dorëzuar pyetësorë anketues me qëllim që të arrihet deri te opinionet dhe qëndrimet e tyre për gjendjen e kulturës në komunë.

Rezultatet nga analiza e pyetësorëve të plotësuar, fokus grupeve dhe intervistave, do të jenë pjesë përbërëse e Studimit bazik për vlerësimin e gjendjes momentale të kulturës dhe rekomandimet për aktivitetet e mëtutjeshme në atë fushë. Studimi është bazë për aktivitetet e mëtutjeshme në kuadër të projektit, organizimi i trajnimeve përkatëse dhe përgaditja e Strategjisë për kulturë e përcjellur me Plan të aksionit.

User Login