Fokus grupi për administratën dhe Këshillin e Komunës Qendër

  • January 1, 1970 12:00am - 12:00am

Në kuadër të projektit „Pjesëmarrja civile për demokraci lokale“, në sallën për mbledhje të Këshillit të Komunës Qendër më 16.05.2016, u mbajt fokus grupi me përfaqësuesit e administratës komunale dhe Këshillit të komunës. Udhëheqësi i ekipit dhe ekspertët i njohën të pranishmit me aktivitetet dhe qëllimet e projektit.

Pjesëmarrësit në fokus grupet ishin të udhëhequr nga ekipi i ekspertëve të „Qendrës për zhvillim të demokracisë lokale (QZDL)“. Para se të mbaheshin fokus grupet u dorëzuan pyetësorë anketues deri te organizatat civile dhe palët e interesuara/prekura, administrata dhe Këshilli i Komunës së Strugës me qëllim që të arrihet deri te opinionet dhe qëndrimet e tyre për gjendjen e kulturës në komunë.

Rezultatet nga analiza e pyetësorëve të përgjigjur, vetë fokus grupet dhe intervistat, do të jenë pjesë përbërëse e Studimit bazë për vlerësimin e gjendjes momentale në kulturë, si dhe nga rekomandimet për aktivitetet e mëtutjeshme. Studimi është bazë për zbatim të mëtutjeshëm të projektit në drejtim të dizejnimit të trajnimeve dhe aktiviteteve  përkatëse dhe çon drejt përgaditjes së Strategjisë për kulturë bashkangjitur me Plan aksioni.

User Login