KONFERENCË PËR SHTYP PËR SHPALLJEN E REZULTATEVE NGA THIRRJA PËR DHËNIEN E GRANTEVE NË KUADËR TË PROJEKTIT PJESËMARRJA CIVILE PËR DEMOKRACI LOKALE

  • March 24, 2017 12:00pm - 01:30pm

Më 24 mars 2017(e premte), në ora 12, në Info Qendrën e UE-së në Shkup, projekti Pjesëmarrja civile për demokraci lokale do ti shpall rezultatet nga Thirrja për dhënien e granteve për organizatat civile nga Strumica, Struga dhe Qendra (Shkup).

Projekti vijues Pjesëmarrja civile për demokraci lokale është i financuar nëpërmjet IPA 2 Programit për shoqëri civile dhe mediume 2014-2015 të Unionit Evropian, ndërsa e implementojnë Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FSHM) dhe OCQendra për zhvillimin e demokracisë lokale (QZDL).

Thirrja për dhënien e granteve u publikua më17.12.2016, ndërsa Komisioni për vendimmarrje mbi thirrjen solli vendim që të shpërndajë grante për 9 projekte nga gjithsejt 31 aplikime të arritura, në shumë totale prej 84.720 EUR. Projektet janë rezultat i Strategjive dhe Planeve aksionare për kulturë të komunave Strugë, Strumicë dhe Qendër.

AGJENDA

User Login