PROJEKSIONI I VIDEO FILMIT „24.DOC”

  • June 9, 2017 07:00pm - 10:00pm
  • Kino Kultura

Në kuadër të projektit 24doc. implementuar nga „Shoqata për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me dallimeZOGU I KALTËRT – Shkup“, më 9 qershor në ora 19, në Kinema Kultura, (rr. Lluj Paster 12 – Shkup), do të mbahet projeksioni i video filmit të shkurtër„24 doc“.

Filmi është produkt i video punëtorive ku morrën pjesë nxënës me dhe pa pangesa nga tri shkolla inkluzive të Komunës Qendër(„Johan Hajnrih Pestalloci“, „Goce Dellçev“ dhe„Kirill dhe Metodij“). Pjesëmarrësit me pengesa të ndryshme: autizëm, Sindrom i Daunit, paralizë cerebrale dhe pengesa të tjera, bashkë me moshatarët e tyre tipik inçizuan në Parkun e qytetit, Muzeun e artit bashkëkohor dhe në Galerinë nacionale të Maqedonisë–objekti Çifte amam. Në atë proces, ata i zbuluan talentët, opinionet, dëshirat dhe shpresat dhe më mirë u njohën njëri me tjetrin.

Punëtoritë udhëhiqeshin nga regjisor profesional – Jane Alltiparmakov,mbështetur nga ekipi profesional, edukatorë special.

Pas projeksionit do të ketë debat në temë „ Si të arrijmë deri te programet e qëndrueshme inkluzive në kulturë“ të cilin do ta moderojë Iskra Geshoska, punëtor i kulturës.

User Login