Thirrje për grant

  • January 9, 2017 09:00am - 04:00pm
  • Skopje

1. MBI PROJEKTIN PJESËMARRJA CIVILE PËR DEMOKRACI LOKALE

Kjo skemë e granteve është pjesë e projektit “Pjesëmarrja civile për demokraci lokale” të cilin e implementojnë Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FSHM) dhe Qendra për zhvillimin e demokracisë lokale (QZDL) në tre komunat partnere: Strugë, Strumicë dhe Qendër. Projekti zbatohet në kuadër të Programit të KE IPA 2 për mbështetjen e shoqërisë civile dhe mediumeve për vitin  2014 (grant IPA – 2015/ 370- 985).

Qëllimi i projektit është që ti ndihmohet shoqërisë civile në zhvillimin e saj të pandërprerë demokratik, më saktësisht organizatave civile që veprojnë në fushën e kulturës në tre komunat e lartëpërmendura. Organizatat civile, si njëra ndër hallkat e demokracisë, domosdo duhet të marrin pjesë aktive në krijimin e politikës lokale nga fusha e kulturës, ndërsa kjo mundësohet nëpërmjet mbështetjes financiare dhe bashkëpunimit me pushtetet lokale.

Rezultatet e pritura nga projekti Pjesëmarrja civile për demokraci lokale janë:

  • Rritja e rolit të organizatave civile në zhvillimin e komunave me anë të pjesëmarrjes së tyre në sjelljen e vendimeve dhe zhvillimin e politikës kulturore lokale;
  • Nëpërmjet procesit demokratik participativ të sigurohet mjedis i cili stimulon efektivitet dhe kontribut të organizatave lokale civile në implementimin e strategjive kulturore lokale;
  • Pushtetet lokale krijojnë instrumente dhe përfitime financiare të cilat mundësojnë qëndrueshmëri të organizatave civile në implementimin e politikës kulturore lokale dhe
  • Nëpërmjet skemës lokale të granteve në mënyrë transparente, llogaridhënëse, korrekte dhe jodiskriminuese krijohen instrumente lokale për mbështetje të ardhshme financiare të organizatave civile

Gjatë vijimit të projektit u përgatitën dhe miratuan Strategjitë lokale për kulturë në tre komunat, të shoqëruara me plane aksionare. Me këto grante do të mbështeten projekte inovative lokale nga fusha e kulturës vetëm nga Strategjitë lokale dhe planet  aksionare të miratuara për kulturë, përkatësisht prioritetet/masat/aktivitetet e përcaktuara në to.

Strategjia dhe planet aksionare për kulturë për Komunën e Strugës MK (Linqe)

Strategjia dhe planet aksionare për kulturë për Komunën e Strugës ALB (Linqe)

Strategjia dhe planet aksionare për kulturë për Komunën e Strumicës (Linqe)

Strategjia dhe planet aksionare për kulturë për Komunën Qendër (Linqe)

Fondi i përgjithshëm i skemës së granteve është 85,500 EUR, ndërsa shuma maksimale e çdo granti individual është 9,500 EUR.

Organizatat e zgjedhura civile do të duhet ti realizojnë aktivitetet e tyre në kohëzgjatje prej më së shumti 5 muaj pas nënshkrimit të Kontratës për grant.

Pas zgjedhjes së përfituesve të granteve janë parashikuar trajnime në të cilat ato obligohen që të marrin pjesë dhe janë dedikuar për përforcimin e kapaciteteve të tyre (Trajnime për menaxhim financiar me projekte dhe dorëzim të raporteve mbi projekte të financuara nga Bashkimi Evropian; Trajnime për rrjetëzim dhe bashkëpunim reciprok; Trajnime për marrëdhënie me publikun dhe bashkëpunim me mediumet dhe Përgatitja e Planit për menaxhim në fushën e kulturës). Gjithashtu janë parashikuar edhe sesione këshilluese dhe vizita monitoruese nga ana e implementuesit.

2. KUSH MUND TË MARRË PJESË NË THIRRJE

Thirrja është e hapur për të gjithë organizatat civile të cilat:

  • Janë të regjistruara në Komunën e Strugës, Strumicës dhe Shkupit (me aktivitete në Komunën e Qendrës) si shoqata ose forma të bashkimit në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione ose Ligjin për kulturë dhe të cilat zbatojnë aktivitete në territorin e tre komunave. Këta organizata civile do të mund të jenë bartës të projekteve vetëm në komunat e tyre;
  • Promovojnë barazi gjinore, diverzitet etnik dhe përfshirje të personave me nevoja të veçanta dhe që nxisin bashkëpunim ndëretnik në organizatat civile dhe bashkësitë;
  • Përparësi do të kenë ata organizata civile të cilat kanë të evidentuar fushën kulturë si qëllim të veprimit dhe/ose kanë marrë pjesë si bartës ose partnerë në ndonjë projekt të caktuar për kulturë.
  • Një organizatë mund të aplikojë me më shumë projekte, të marrë pjesë si partnere në më shumë projekte, por si bartës mund të përfitojë vetëm një, pa marrë parasysh pikat e fituara në projektet e ndryshme për të cilat ka aplikuar.

3. TAKIME INFORMATIVE

Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni do të organizojë edhe takime informative për kandidatët e interesuar në lidhje me këtë thirrje:

  • 12.2016, e hënë, ora 12, takim informativ në Qendrën e Bashkësisë në Komunën e Strugës, Rr. „Vllado Maleski“ pn. tel: +389 46 83 91 12
  • 12.2016, e martë, ora 12, takim informativ në Qendrën e Bashkësisë në Komunën e Strumicës; Rr. „Bllagoj Muçeto“ pn, Shtëpia e ARM-së, tel. +389 34 334 117
  • 12.2016, e mërkurë, ora 12, takim informativ në Sallën e Këshillit të Komunës Qendër; Rr. „Mihaill Cokov“ pn, tel: +389 2 32 03 680

4. PROCESI I SELEKTIMIT

Çdo fletëparaqitje/aplikacion sëpari do të vlerësohet për të përcaktuar se vallë i plotëson kërkesat kryesore në përputhje me kriteret për kualifikim/eleminim:

  1. Aplikuesi është i regjistruar në komunën ku do të zhvillohet projekti. (Për projektet në Komunën e Qendrës aplikuesit mund të jenë të regjistruar edhe në territorin e Shkupit, por aktivitetet e tyre ti zbatojë në Komunën e Qendrës).
  2. Projekti është përshkruar dhe dorëzuar në formularin e dhënë për aplikim dhe shtojcat bashkangjitur formularit;
  3. Të gjithë dokumentet dhe shtojcat e kërkuara janë plotësuar plotësisht dhe janë dorëzuar para skadimit të afatit të fundit;
  4. Të gjithë dokumentet janë plotësuar në mënyrë elektronike e jo me dorë;
  5. Mbështetja e kërkuar financiare nuk e tejkalon shumën maksimale të grantit të shënuar në këtë konkurs;
  6. Projekti nuk përfshin investime kapitale dhe punë ndërtimore;

Fletëparaqitja/Aplikacioni duhet të jetë në përputhje me të gjithë kriteret, me qëllim që ajo të kalojë në fazën e vlerësimit. Fletëparaqitjet/Aplikacionet që nuk i plotësojnë këto kushte do të refuzohen.

Të gjitha fletëparaqitjet/aplikacionet që janë vlerësuar pozitivisht në fazën e vlerësimit fillestar do të prezantohen para Komisionit për selektim, i cili do ti vlerësojë aplikacionet mbi bazën e këtyre kritereve për zgjedhje:

1. Qasja mbi projektin dhe propozim-buxheti (maksimalisht 70 pikë)

  • Qëllimi, rezultatet dhe aktivitetet e propozuara janë të përcaktuara qartë (30 pikë)
  • Qëllimet dhe rezultatet janë të arritshme (30 pikë)
  • Racionalitet në buxhet (10 pikë)

2. Kapaciteti organizativ i organizatës (maksimalisht  30 pikë)

  • Kapacitetet administrative, financiare dhe menaxheriale të organizatës civile (20 pikë)
  • Përvoja dhe rezultate relevante në realizimin e projekteve në fushën e kulturës në komunën përkatëse (10 pikë)

Gjatë procesit të vlerësimit, FSHM-ja mund të kërkojë informacione plotësuese nga parashtruesi i aplikacionit për propozim-projektin ose për organizatën, për të cilat mendon se janë të nevojshme për mbarimin e vlerësimit. Kërkesa për informacione plotësuese nuk nënkupton se FSHM-ja do ta mbështet ose nuk do ta mbështet propozim-projektin. Para aprovimit të granteve, FSHM-ja mund ti vizitojë organizatat e paraqitura.

Deri te organizatat e paraqitura do të dërgohen shkresa për aprovimin, respektivisht refuzimin e propozim-projektit.

Lista e organizatave të përzgjedhura do të publikohet edhe në ueb faqet www.cpc.mk dhe www.fosm.mk (qendra e bashkësive dhe komunave).

Organizatat, propozim-projektet e të cilave do të aprovohen do të marrin Kontratë për grant në të cilën janë shënuar të drejtat dhe obligimet e organizatës-grantist.

5. PARASHTRIMI I FLETËPARAQITJEVE/APLIKACIONEVE

Materialet për aplikim janë në dispozicion në këto linqe:

Formular për paraqitje/aplikim në projektin Pjesëmarrja civile për demokraci lokale Shtojca 1 (Linqe)

Formular për propozim buxhetin Shtojca 2 (Linqe)

Udhëzim për buxhetim (Linqe)

Çdo propozim-projekt duhet të dorëzohet në formularin për paraqitje/aplikim në projektin Pjesëmarrja civile për demokraci lokale (Shtojca 1), përfshirë edhe formularin për propozim buxhetin (Shtojca 2) dhe të gjitha shtojcat e nevojshme.

Gjatë plotësimit të Formularit për propozim buxhetin (Shtojca 2) të kihet kujdes për rregullat e dhëna në Udhëzimin për buxhetim dhe për atë se në bashkëpunim me FSHM-në të gjithë përfituesit e granteve në mënyrë të pavarur do të zbatojnë procedurën për lirim nga TVSH-ja mbi bazën e donacionit të huaj në Sekretariatin për çështje evropiane (SÇE).

Formulari për paraqitje/aplikim duhet të plotësohet në tërësi dhe ai nuk guxon të tejkalojë 14 faqe (pa propozim buxhetin dhe shtojcat). Për plotësimin e fletëparaqitjes/aplikacionit përdoret fonti Calibri, madhësia 11.

Shtojcat e nevojshme:

  1. Gjendja momentale nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë, jo më e vjetër se një vit
  2. Biografi të punës për personelin e përfshirë në projekt (maksimalisht dy faqe për çdo biografi)
  3. Lista e projekteve të realizuara

Fletëparaqitjet/Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në maqedonisht me nënshkrim të autorizuar dhe vulë në një ekzemplar. Në Komunën e Strugës fletëparaqitjet/aplikacionet mund të dorëzohen edhe në gjuhën shqipe. Bashkangjitur dokumenteve, duhet të dorëzohet edhe CD me version elektronik për të gjithë dokumentet. Versioni i shkruar dhe ai elektronik i dokumenteve duhen të jenë identike.

Aplikacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në një zarf, shënuar me titull Konkurs për dhënien e granteve për organizatat civile nga fusha e kulturës dhe emri i organizatës.

Aplikacionet mund të dërgohen edhe me postë korriere ose të dorëzohen në dorë, në adresat edhëna më poshtë. Për aplikacionet e dërguara me postë si kohë e aplikimit do të llogaritet koha e pranimit në adresën e FSHM-së, e JO koha e dorëzimit të dërgesës në postë.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në FSHM, ndërsa për organizatat civile nga Komuna e Strugës dhe Komunës së Strumicës jepet mundësia të dorëzohen edhe deri te Qendrat e bashkësive të Komunës së Strugës dhe Komunës së Strumicës, më së voni deri ora 16.00, e hënë, 9 Janar 2017. Aplikacionet e pranuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

 

Vendet për dorëzimin e dokumenteve për aplikim në thirrje:

Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni

Bul. „Jane Sandanski“ 111

Shkup

tel. (02) 2444488

 

Qendra e Bashkësisë në Komunën e Strugës,

Rr. Vllado Maleski pn.

tel: (046) 83 91 12

 

Qendra e Bashkësisë në Komunën e Strumicës;

Rr. „Bllagoj Muçeto“ pn,

Shtëpia e ARM-së,

tel. (034) 334 117

 

Pyetjet eventuale në lidhje me thirrjen mund të parashtrohen vetëm në mënyrë të shkruar në vlatko.petrushevski@fosm.mk.

User Login