Trajnime „ Agjenda për kulturë 2020, konteksti nacional dhe legjislacioni vis-a-vis politikës kulturore të BE-së “ dhe „ Menaxhmenti financiar, tërheqja e fondeve dhe institucionet e BE-së dhe fondet për kulturë “për organizatat civile në Komunën e Strugës

  • December 19, 2016 09:00am - 04:00pm
  • Hotel Drim

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale, më 19 dhe 20 dhjetor 2016 në Hotel Drim, do të mbahen dy trajnime njëditore në temë „ Agjenda për kulturë 2020, konteksti nacional dhe legjislacioni vis-a-vis politikës kulturore të BE-së “ dhe „ Menaxhmenti financiar, tërheqja e fondeve dhe institucionet e BE-së dhe fondet për kulturë “.Trajnimet janë të dedikuara për organizatat civile nga fusha e kulturës në Komunën e Strugës.

Qëllimi i setit prej katër trajnimeve njëditore është që të përforcohet rrritja institucionale/organizative dhe qëndrueshmëria e organizatave civile.

Paraprakisht, në kuadër të projektit u mbajtën tri trajnime njëditore në Komunën e Strumicës, Strugës dhe Qendrës: „Vegla për planifikim participativ “,  „Planifikimi strategjik dhe analiza situatash “ dhe „Metoda të planifikimit aksionar“, dhe tri punëtori të përbashkëta: „Analiza situatash dhe Vizionimi” „Zhvillimi i kornizës strategjike “ dhe „Zhvillimi i Planit aksionar””.

U mbajt edhe dëgjesë publike mbi Propozim Strategjinë për kulturë dhe Propozim Planin aksionar të Komunës së Strugës, ndërsa më 16.12.2016, Këshilli i Komunës solli Vendim për miratimin e Strategjisë për kulturë me Planin aksionar të Komunës së Strugës për periudhën 2017-2022.

User Login