Trajnime „Menaxhimi me ciklin projektues “ dhe „ Qasja multisektoriale “ për organizatat civile në Komunën e Strugës

  • December 26, 2016 09:00am - 04:00pm
  • Hotel Drim

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale, më 26 dhe 27 dhjetor 2016 në hotelin Drim, do të mbahen dy trajnime njëditore në temë „ Menaxhimi me ciklin projektues “ dhe „ Qasja multisektoriale “.  Trajnimet janë të dedikuara për organizatat civile nga fusha e kulturës në Komunën e Strugës.

Paraprakisht u realizuan dy trajnime njëditore si pjesë të këtij seti edhe atë: „ Agjenda për kulturë 2020, konteksti nacional dhe legjislacioni vis-a-vis politikës kulturore të BE-së “ dhe „ Menaxhmenti financiar, tërheqja e fondeve dhe institucionet e BE-së dhe fondet për kulturë “.

Qëllimi i setit prej katër trajnimeve njëditore është përforcimi i kapacitetit dhe qëndrueshmërisë institucionale dhe organizative të organizatave civile.

User Login