Trajnime „Menaxhmenti financiar, tërheqja e fondeve dhe institucionet e BE-së dhe fondet për kulturë “ dhe „Agjenda për kulturë 2020, konteksti nacional dhe legjislacioni vis-a-vis politikës kulturore të BE-së “për organizatat civile në Komunën e Strumicës

  • December 19, 2016 09:00am - 04:00pm
  • Villa Park Hotel

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale, më 19 dhe 20 dhjetor 2016 në Hotel Villa Park, do të mbahen dy trajnime njëditore në temë „Menaxhmenti financiar, tërheqja e fondeve dhe institucionet e BE-së dhe fondet për kulturë “ dhe „Agjenda për kulturë 2020, konteksti nacional dhe legjislacioni vis-a-vis politikës kulturore të BE-së “. Trajnimet janë të dedikuara për organizatat civile nga fusha e kulturës në Komunën e Strumicës.

Qëllimi i setit prej katër trajnimeve njëditore është që të përforcohet rrritja institucionale/organizative dhe qëndrueshmëria e organizatave civile.

Paraprakisht, në kuadër të projektit u mbajtën tri trajnime njëditore në Komunën e Strumicës, Strugës dhe Qendrës: „Vegla për planifikim participativ “,  „Planifikimi strategjik dhe analiza situatash “ dhe „Metoda të planifikimit aksionar“, dhe tri punëtori të përbashkëta: „Analiza situatash dhe Vizionimi” „Zhvillimi i kornizës strategjike “ dhe „Zhvillimi i Planit aksionar”.

U mbajt edhe dëgjesë publike mbi Propozim Strategjinë për kulturë dhe Propozim Planin aksionar të Komunës së Strumicës, ndërsa më 16.11.2016, Këshilli i Komunës solli Vendim për miratimin e Strategjisë për kulturë me Planin aksionar të Komunës së Strumicës për periudhën 2017-2022.

User Login