Trajnime të mbajtura në temë „ Planifikimi strategjik dhe analiza situatash” dhe „Metoda të planifikimit aksionar” dedikuar për organizatat civile dhe përfaqësues të Komunës së Strumicës

  • June 27, 2016 10:00am - 04:30pm
  • Hotel Esperanto

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale më 27 dhe 28 qershor 2016 në Strumicë (hotel Esperanto) u mbajtën dy trajnime njëditore në temë „ Planifikimi strategjik dhe analiza situatash” dhe „Metoda të planifikimit aksionar”.

Qëllimi i trajnimeve është ndërtimi i kapaciteteve të organizatave civile dhe njësive të vetëqeverisjes lokale për menaxhment strategjik dhe planifikim participativ. Përndryshe, bëhet fjalë për set prej tre trajnimeve njëditore në tre komunat partnere (gjithsejt 9) në të cilat në mënyrë të vazhdueshme do të marrin pjesë 20 përfaqësues të organizatave civile dhe komunave.

Projekti Pjesëmarrja civile për demokraci lokale mbështetet nga Unioni evropian dhe realizohet nga ana e Fondacionit Shoqëria e hapur – Maqedoni (FSHM) në partneritet me Qendrën për zhvillim të demokracisë lokale (QZDL) në komunat Strugë, Strumicë dhe Qendër. Qëllimi i projektit është që të ndihmohet në përforcimin e ndikimit të shoqërisë civile në zhvillimin e politikave publike të kulturës dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal, si dhe krijimin e ambientit i cili do ti inkurajon aktivitetet e organizatave civile për implementimin e politikave lokale për kulturë. Projekti filloi të realizohet në janar 2016 dhe do të zgjasë deri në qershor 2017.

User Login