U MBAJT EVENIMENTI PËR SHPALLJEN E PROJEKTIT „PJESËMARRJA CIVILE PËR DEMOKRACI LOKALE”

  • June 10, 2016 11:00am - 12:00pm

Më 10 qershor 2016 në ora 11 në hapësirat e Info qendrës së UE-së në Shkup u mbajt evenimenti për shpalljen e qëllimeve dhe aktiviteteve të Projektit „Pjesëmarrja civile për demokraci lokale”. Bëhet fjalë për projekt në kuadër të Programit IPA për shoqëri civile dhe mediume 2014 financuar nga Unioni evropian.

Qëllimi i projektit është që të mundësojë pjesëmarrje aktive të organizatave civile në procesin e krijimit të politikave në nivel lokal në fushën e kulturës dhe pjesëmarrje në implementimin e tyre. Në kuadër të projektit do të përgaditen strategji dhe plane aksioni për kulturë dhe do të shpërndahen grante për përforcimin e kapaciteteve të organizatave civile.

Organizatat civile do të marrin pjesë në thirrjen për përfitimin e granteve dedikuar për përforcimin e kapaciteteve të tyre dhe për implementimin e planeve të aksionit nga fusha e kulturës, me çrast me siguri do të kontribuojnë edhe drejt përforcimit të kualitetit të shërbimeve komunale, tha Julijana Karai, koordinator i projektit.

Martin Klauke, nga Delegacioni i UE-së në Republikën e Maqedonisë, tha se do të vazhdojnë me shpërndarjen e granteve në drejtim të realizimit të zhvillimit të qëndrueshëm për organizatat civile në nivel lokal dhe nacional. Në vazhdim, tha se shoqëria civile ka rol të madh në ndërlidhjen e publikut dhe procesit politik dhe ndërtimin e dialogut konstruktiv ndërmjet qytetarëve dhe pushteteve lokale dhe nacionale. Klauke potencoi se UE-ja kujdeset për politikat e kulturës dhe i njeh si një lloj e drejte njerëzore, kurse investimi në organizatat civile do ta lehtësojë procesin e aderimit të vendit drejt Unionit evropian.

Projekti Pjesëmarrja civile për demokraci lokale filloi të zbatohet në janar 2016 dhe do të zbatohet deri në qershor 2017. Projekti implementohet nga ana e Fondacionit Shoqëria e hapur – Maqedoni (FSHM) dhe Qendrës për zhvillimin e demokracisë lokale (QZDL) në këto komuna: Strugë, Strumicë dhe Qendër.

User Login