U MBAJT KONFERENCA PËR SHTYP PËR SHPALLJEN E REZULTATEVE NGA THIRRJA PËR DHËNIEN E GRANTEVE PËR ORGANIZATAT CIVILE NGA STRUMICA, STRUGA DHE QENDRA

  • March 24, 2017 12:00pm - 01:30pm

Më 24 mars 2017, në ora 12, në Info Qendrën e UE-së në Shkup, projekti „Pjesëmarrja civile për demokraci lokale” mbajti konferencë për shtyp në të cilën u shpallën rezultatet nga Thirrja për dhënien e granteve për organizatat civile nga Strumica, Struga dhe Qendra (Shkup).

Projekti vijues „Pjesëmarrja civile për demokraci lokale” është i financuar nëpërmjet IPA 2 Programit për shoqëri civile dhe mediume 2014-2015 të Unionit Evropian, ndërsa e implementojnë Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FSHM) dhe OC Qendra për zhvillimin e demokracisë lokale (QZDL).

Thirrja për dhënien e granteve u publikua më 17.12.2016, ndërsa Komisioni për vendimmarrje mbi thirrjen solli vendim që të shpërndajë grante për 9 projekte nga gjithsejt 31 aplikime të arritura, në shumë totale prej 84.720 EUR. Projektet janë rezultat i Strategjive dhe Planeve aksionare për kulturë të komunave Strugë, Strumicë dhe Qendër.

Grantet u dhanë për këto projekte:

  1. „Muzeu Via Kandavia – Livadhi”, ”destinacion për turizëm kulturor në Strugë”, Shoqata për etnokulturë„ VIA kandavia – Strugë;
  2. „Struga Qytet kreativ”, Shoqata Iniciativa për aktivizëm të pavarur kulturor INKA – Strugë;
  3. „Etnikumet bashkarisht janë respekt i vlerave kulturore”, Shoqata për zhvillimin e dialogut ndëretnik „Etniteti” – Strugë;
  4. „Ëndërrojmë, realizojmë dhe dashuri dhurojmë!”, Organizata e grave nga Strumica;
  5. „Platforma interactive e manifestimeve, evenimenteve, punëtorëve dhe organizatave/shoqatave kulturore në fushën e kulturës”, Shoqata Lidhja turistike – Strumicë;
  6. „Aksioni kreativ për mobilizim kulturor”, Shoqata për edukim dhe zhvillim të personave me pengesa në zhvillim Barazi për projektin – Strumicë;
  7. „24.doc”, Shoqata për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me dallime ZOGU I KALTËRT (SINATA PTICA) – Shkup;
  8. „E para dhe femër – festival për kulturë feministike”, Shoqata civile për promovimin e aktivitetit femëror Tiiiit! Ink. – Shkup;
  9. „Fëmijët në qendër (të vëmendjes)”, Shoqata civile Teatri i zgjuar – Shkup.

 

Folës/ligjërues në këtë eveniment ishin:

  • Irena Ivanova, Menaxher i programit, Delegacioni i Unionit Evropian
  • Julijana Karai, Koordinatore e projektit (FSHM)
  • Vllatko Petrushevski, Koordinator i projektit(FSHM)

User Login