U mbajt punëtoria „Zhvillimi i kornizës strategjike “

  • August 30, 2016 02:00pm - 03:00pm
  • Hotel Montana Palace

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale, nga 30 gushti deri më 1 shtator 2016, në hotelin Montana në Krushevë, u mbajt punëtoria e dytë e përbashkët në temë „Zhvillimi i kornizës strategjike”.
Në punëtori morrën pjesë përfaqësues të organizatave civile, institucioneve nga fusha e kulturës, administrata komunale dhe Këshilli i komunave: Strumicë, Strugë dhe Qendër.

Dita e parë e punëtorisë filloi me dy tavolina të rrumbullakta në të cilat u zhvillua diskutim, nga i cili u sollën disa përfundime të caktuara. Dy ditët e ardhshme u mbajtën ushtrime të fokusuara në qëllimet strategjike, prioritetet dhe masat, mbi bazën e të cilave do të përcaktohen projektet dhe aktivitetet për Planet aksionare.

Gjatë periudhës së mëtutjeshme do të mbahet edhe një punëtori, me çka do të rrumbullakësohet pakoja prej tre punëtorive.

Qëllimi kryesor i punëtorive të përbashkëta është zhvillimi i Strategjive për kulturë përcjellur me plane aksionare për secilën prej tre komunave.

User Login