U mbajt punëtoria „Zhvillimi i Planit aksionar“

  • September 28, 2016 02:00pm - 03:00pm
  • Hotel Belvedere Ohrid

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale, nga 28 deri 30 shtator 2016, në hotelin Bellvedere në Ohër, u mbajt punëtoria e tretë e përbashkët në temë „Zhvillimi i Planit aksionar”. Në punëtori morrën pjesë përfaqësues të organizatave civile, institucioneve kulturore, administrës komunale dhe Këshilli i komunave: Strumicë, Strugë dhe Qendër.

Ditën e parë u mbajtën dy tavolina të rrumbullakta.Në tavolinën e parë të rrumbullakët u diskutua mbi temën „Potencialet për partneritet Publiko-publik dhe Publiko-privat për zhvillimin dhe ofrimin e përmbajtjeve kulturore në nivel lokal dhe regjional“, kurse në tavolinën e dytë të rrumbullakët u diskutua mbi temën „Si të krijohen kushte në nivel lokal që secili të mund të shijojë kulturën, të participojë në programet kulturore dhe ti zhvillojë potencialet e tij krijues“. Dy ditët e ardhshme pjesëmarrësit u fokusuan në përcaktimin e aktiviteteve/projekteve për secilën masë të identifikimit në hartën e balancuar të treguesve.

Me punëtorinë e tretë u rrumbullaksua pakoja e punëtorive, qëllimi i së cilës është zhvillimi i Strategjisë për kulturë, përcjellur me Plan aksionar për secilën prej komunave.

Në vazhdim do të realizohen shqyrtime publike në secilën prej komunave partnere.

User Login