U mbajtën dy trajnime njëditore në temë „Planifikimi strategjik dhe analiza situatatsh” dhe “Metoda të planifikimit aksionar”

  • June 2, 2016 10:00am - 04:30pm
  • Hotel Drim

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale më 2 dhe 3 qershor 2016 në Strugë (hotel Drim) u mbajtën dy trajnime njëditore në temë „Planifikimi strategjik dhe analiza situatatsh” dhe “Metoda të planifikimit aksionar”.

Qëllimi i trajnimeve është ndërtimi i kapaciteteve të organizatave civile dhe njësive të vetëqeverisjes lokale për menaxhment strategjik dhe planifikim participativ.

Projekti Pjesëmarrja civile për demokraci lokale është mbështetur nga Unioni evropian dhe zbatohet nga ana e Fondacionit Shoqëria e hapur – Maqedoni (FSHM) në partneritet me Qendrën për zhvillim të demokracisë lokale (QZDL) në komunat Strugë, Strumicë dhe Qendër. Qëllimi i projektit është të ndihmojë në përforcimin e ndikimit të shoqërisë civile në zhvillimin e politikave publike të kulturës dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal, si dhe krijimin e mjedisit që i inkurajon aktivitetet e organizatave civile për implementimin e politikave lokale për kulturë. Projekti me realizim fillon në janar 2016 dhe do të zgjasë deri qershor 2017.

 

User Login