U mbajtën trajnime në temë „Planifikimi strategjik dhe analiza situatash” dhe „Metodat e planifikimit aksionar” në Komunën Qendër

  • June 15, 2016 10:00am - 04:30pm

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale, më 15 dhe 16 qershor 2016 në Klubin GEM u mbajtën dy trajnime njëditore në temë „Planifikimi strategjik dhe analaiza situatash” dhe “Metodat e planifikimit aksionar”, me çka u përmbyll seti prej tre trajnimeve njëditore në Komunën Qendër. Në trajnimet morrën pjesë përfaqësues të organizatave civile, administratës komunale dhe Këshiliit të Komunës Qendër.

Qëllimi i trajnimeve ishte ndërtimi i kapaciteteve të organizatave civile dhe njësive të vetëqeverisjes lokale për menaxhment strategjik dhe planifikim participativ.

Në vazhdim të projektit në rradhë janë tre puntori dyditore të njëpasnjëshme me tre komunat partnere bashkarisht, qëllimi i të cilëve është zhvillimi i Strategjisë lokale për kulturë bashkangjitur me Plan aksioni.

 

User Login