U realizua Dëgjesë publike në Komunën e Strugës mbi propozim Strategjinë nga fusha e kulturës 2017-2022

  • November 18, 2016 01:00pm - 03:00pm
  • Hotel Drim

Më 18.11.2016 (e premte), duke filluar nga ora 13.00 në Strugë, në hotel Drim u realizua dëgjesë publike mbi propozim Strategjinë nga fusha e kulturës 2017-2022.

Dëgjesën e hapi Syrja Rashiti – udhëheqëse e Njësisë për arsim dhe kulturë në Komunën e Strugës, ndërsa në vazhdim fjalën e morrën: Julijana Karai – koordinatore e projektit, dhe  Jane Vërteski – ekspert për menaxhim strategjik i cili drejtëpërdrejtë ishte i përfshirë në krijimin e dokumenteve.

U dha përshkrim i shkurtër mbi aktivitetet e deritanishme, si parahyrje në krijimin e propozim Strategjisë dhe Planit aksionar, ndërsa u prezantuan edhe vetë dokumentet.

Me sugjerimet dhe propozimet e tyre morrën pjesë edhe përfaqësuesit e administratës komunale dhe Këshillit të Komunës së Strugës, qytetarë të interesuar dhe shoqata civile.

 

User Login