U REALIZUA KONFERENCA PËRMBYLLËSE E PROJEKTIT PJESËMARRJA CIVILE PËR DEMOKRACI LOKALE

  • June 22, 2017 12:00pm - 02:30pm
  • Holiday Inn Skopje

Më 22 qershor 2017 (e enjte), duke filluar nga ora 12, në Hotelin Holidej In në Shkup, u realizua konferenca përmbyllëse „Aksione kulturore për avancimin e komunave – Rigrantistë në kuadër të projektit PJESËMARRJA CIVILE PËR DEMOKRACI LOKALE nga Programi IPA 2 për shoqëri civile dhe mediume 2014-2015“, në organizimin e Fondacionit Shoqëria e hapur – Maqedonis (FSHM) dhe Qendrës për zhvillimin e demokracisë lokale (QZDL).

Në këtë eveniment fjalime përshëndetëse kishin Nikolla Bertolini, Udhëheqës për bashkëpunim nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Robert Allagjozovski, Ministër i kulturës, Fani Karanfillova-Panovska, drejtoreshë ekzekutive e FSHM dhe Georgi Hristov, kryetar i QZDL.

Njëherit, përfaqësues të komunave partnere Strumicë, Strugë dhe Shkup i prezantuan konkluzionet për strategjitë dhe planet aksionare të miratuara lokale për kulturë, ndërsa pastaj përfaqësues të organizatave të rigrantuara ndanë një pjesë të aksioneve kulturore që janë pjesë e planeve aksionare lokale.

Projekti Pjesëmarrja civile për demokraci lokale është mbështetur nga Bashkimi evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni në partneritet me Qendrën për zhvillimin e demokracisë lokale në komunat Strugë, Strumicë dhe Qendër. Projekti, i cili filloi me realizim në janar të vitit 2016 dhe zgjati deri më qershor të vitit 2017, paraqet riplotësim të aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të konceptit Komuna sipas masës së qytetarëve të cilin FSHM e zbatoi nga fillimi i vitit 2014 në komunat e lartëpërmendura. Buxheti i projektit ishte 286,950 EUR.

Qëllimi i projektit është të ndihmojë në përforcimin e ndikimit të shoqërisë civile në zhvillimin e politikave kulturore dhe sjelljen e vendimeve në nivel lokal, si dhe skrijimin e mjedisit i cili i inkurajon aktivitetet e organizatave civile për implementimin e politikave kulturore lokale.

 

Në kuadër të projektit, ndër të tjerat u përgatitën dhe u miratuan Strategjitë për kulturë në tri komunat dhe u rigrantuan 9 organizata civile (në shumë totale prej  84.720 EUR) për forcimin e kapacitetit të tyre dhe mbështetjen e projekteve të vogla inovative nga fusha e kulturës në drejtim të zbatimit të strategjive lokale.

U rigrantuan këto projekte:

  1. Muzeu Via Kandavia – Livadhi”,”destinacion për turizëm kulturor në Strugë”, Shoqata për etnokulturë„ VIA kandavia – Strugë;
  1. „Struga Qytet kreativ”, Shoqata Iniciativa për aktivizëm të pavarur kulturor INKA – Strugë;
  2. „Etnikumet bashkarisht janë për respektimin e vlerave kulturore”, Shoqata për zhvillimin e dialogut ndëretnik „Etniteti” – Strugë;
  3. „Ëndërrojmë, realizojmë dhe dashuri dhurojmë!”, Organizata e grave nga Strumica;
  4. „Platforma interaktive e manifestimeve, evenimenteve, punëtorëve dhe organizatave/shoqatave kulturore në fushën e kulturës”, Shoqata Lidhja turistike – Strumicë;
  5. „Aksioni kreativ për mobilizim kulturor”, Shoqata për edukimin dhe zhvillimin e personave me pengesa në zhvillim “Ednakvost” – Strumicë;
  6. „24.doc”, Shoqata për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me dallime ZOGU I KALTËRT (SINATA PTICA) – Shkup;
  7. „E para e mbara – festival për kulturë feministe”, Shoqata civile për promovimin e aktivitetit femëror Tiiiit! Ink. – Shkup;
  8. „Fëmijët në qendër (të vëmendjes)”, Shoqata qytetare Teatri i zgjuar – Shkup.

 

VAF49162

User Login