U realizuan dy trajnime njëditore „Rrjetëzimi, bashkëpunimi dhe përfaqësimi“ dhe „Marrëdhëniet me mediumet “ në tre komunat partnere

  • March 16, 2017 10:00am - 04:00pm
  • Macedonia (FYROM)

Në kuadër të projektit „Pjesëmarrja civile për demokraci lokale “, u realizuan dy trajnime njëditore „Rrjetëzimi, bashkëpunimi dhe përfaqësimi “ dhe „Marrëdhëniet me mediumet “ në tre komunat partnere edhe atë në:

  • Komunën Qendër më 16 dhe 17 shkurt 2017 në Hotelin Holidej In;
  • Komunën e Strumicës më 20 dhe 21 shkurt 2017 në Hotelin Villa Park
  • Komunën e Strugës më 23 dhe 24 shkurt 2017 në Hotelin Drim

Trajnimet ishin të dedikuara për organizatat civile që kanë përfituar grante.

Trajnimet „Rrjetëzimi, bashkëpunimi dhe përfaqësimi“ kishin për qëllim që tu ndihmohet organizatave civile në promovimin e rezultateve të arritura si dhe përmirësimin e komunikimit me organizatat e tjera civile në komunat përkatëse.

Gjatë trajnimeve “Marrëdhëniet me mediumet“ u përpunuan mjete të ndryshme mediatike të cilët organizatave civile-grantistë do ju mundësojë shikueshmëri më të madhe në implementimin e projekteve për të cilët kanë përfituar grante.

User Login