U realizuan punëtori për zbatimin e politikave nga fusha e kulturës nëpërmjet dhënies së granteve dhe përmirësimin e bashkëpunimit me organizatat civile

  • December 6, 2016 11:00am - 03:00pm

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale u realizuan punëtori njëditore në tre komunat partnere, edhe atë në: Strugë më 6.12.2016, Strumicë më 07.12.2016 dhe Qendër më 09.12.2016.

Punëtoritë u udhëheqën nga eksperti për grante dhe ekipi projektues. Në të njejtat morrën pjesë përfaqësues nga administrata komunale dhe Qendrat e Bashkësive nga të tre komunat.

Qëllimi i punëtorive ishte përforcimi i kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale për zbatimin e politikave nga fusha e kulturës nëpërmjet dhënies së granteve dhe përmirësimit të bashkëpunimit me organizatat civile.

Në këto punëtori u diskutua mbi: zhvillimin e kritereve për skemat e granteve, më saktësisht shqyrtimin e përmbajtjes dhe kushteve të Thirrjes për grante e cila duhet të shpallet gjatë muajit dhjetor 2016 në kuadër të projektit, formularët/shtojcat bashkangjitur thirrjes, trancparencën dhe shikueshmërinë e procesit të shpalljes së granteve.

Gjithashtu, u shfrytëzua edhe mundësia për të biseduar mbi procedurat të cilat çdo komunë i ka zhvilluar në drejtim të dhënies së granteve. Secila prej komunave ka specifika të caktuara në këtë plan, por u morr qëndrimi se në të ardhmen ekziston mundësia që të përdoren edhe formularët që u ofruan në kuadër të projektit, parasëgjithash kur bëhet fjalë për shpalljen e thirrjeve për grante në sferën e kulturës.

User Login