U realizuan trajnimet: „Menaxhimi me ciklin projektues“ dhe „Qasja multisektoriale“ për organizatat civile në Komunën e Strugës

  • December 26, 2016 09:00am - 04:00pm
  • Hotel Drim

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja civile për demokraci lokale, më 26 dhe 27 dhjetor 2016 në hotelin Drim, u realizuan dy trajnime njëditore në temë „Menaxhimi me ciklin projektues“ dhe „Qasja multisektoriale“.  Trajnimet ishin të dedikuara për organizatat civile nga fusha e kulturës në Komunën e Strugës.

Paraprakisht u realizuan dy trajnime njëditore që janë pjesë e setit prej katër trajnimeve njëditore: „Menaxhmenti financiar, tërheqja e fondeve dhe institucionet e BE-së dhe fondet për kulturë“ dhe „Agjenda për kulturë 2020, konteksti nacional dhe legjislacioni vis-a-vis  politikës kulturore të BE-së“.

Qëllimi i trajnimeve është përforcimi i kapacitetit institucional dhe organizativ  dhe qëndrueshmëria e organizatave civile.

 

User Login