„Vegla për planifikim participativ “ në Komunën e Strugës

  • May 19, 2016 10:00am - 04:00pm
  • Hotel Drim

Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni (FSHM) në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të demokracisë lokale (QZDL), në kuadër të projektit „Pjesëmarrja civile për demokraci lokale“ realizoi trajnim njëditor në Komunën e Strugës, më 19.05.2016 në hotelin Drim, në temë „Vegla për planifikim participativ “ dedikuar për organizatat civile, institucionet kulturore dhe përfaqësues të administratës komunale dhe Këshillit të komunës. Trajnimi kishte për qëllim që ti inkuadrojë pjesëmarrësit në procesin e planifikimit strategjik.

Pjesëmarrësit përgaditën 4 ushtrime edhe atë: „përgaditje për planifikim strategjik në fushën e kulturës – analiza e gjendjes fillestare “, „analiza e palëve të interesuara/prekura në fushën e kulturës “, „analiza PEST në fushën e kulturës “ dhe „përgaditja e analizës SWOT nga fusha e kulturës “.

User Login