“Vegla për planifikim participativ” në Komunën e Strumicës

  • May 17, 2016 12:00am - 12:00am
  • Strumica

Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni (FSHM) në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të demokracisë lokale (QZDL), në kuadër të projektit „Pjesëmarrja civile në demokraci lokale“ realizuan trajnimin njëditor në Komunën e Strumicës, më 17.05.2016 në hotelin Esperanto, në temë „Vegla për planifikim participativ “ dedikuar për organizata civile, institucione kulturore dhe përfaqësues të administratës komunale dhe Këshillit të komunës. Trajnimi kishte për qëllim që ti fusë pjesëmarrësit në procesin e planifikimit strategjik.

Pjesëmarrësit ishin të ndarë në tre grupe edhe atë:

Grupi 1 – përfaqësues të institucioneve kulturore;

Grupi 2 – përfaqësues të administratës komunale dhe Këshillit të komunës dhe

Grupi 3 – përfaqësues të organizatave civile.

Grupet përgaditën nga 4 ushtrime edhe atë: „përgaditje për planifikim strategjik në fushën e kulturës – analizë e gjendjes fillestare “, „analizë e palëve të prekura (interesuara) në fushën e kulturës“, „analizë PEST në fushën e kulturës“ dhe „përgaditje e analizës SWOT nga fusha e kulturës “.

User Login