Shoqata për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me dallime ZOGU I KALTËRT – Shkup

Kontakti i organizatës

Misioni i organizatës

Organizata punon në fushën e edukimit dhe mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me pengesa në zhvillim, fëmijët dhe të rinjtë transgjinorë, fëmijët me çfarë do lloj dallimi, familjet e tyre, institucionet dhe tërë bashkësia dhe përfshirja e tyre e plotë në shoqëri.

Emri i projekti: „24.doc“

Objektivi

Sigurimi i pjesëmarrjes aktive të personave me pengesa në zhvillim në organizimin dhe zbatimin e përmbajtjeve kulturore me të cilat promovohen dobitë e përfshirjes në të gjitha sferat e jetës shoqërore në Komunën Qendër përmes përforcimit të kapaciteteve të personave me pengesa në zhvillim për pjesëmarrjen aktive të tyre në jetën kulturore, përforcimin e vetëdijes publike si dhe përforcimin e dialogut për krijimin dhe mbështetjen e programeve përfshirëse nga fusha e kulturës përmes partneriteteve publike-private.

Aktivitetet

Në kuadër të projektit do të zbatohen trajnime në 7 shkolla fillore të Komunës Qendër dhe do të organizohet një eveniment publik për promovimin e video-klipeve dhe debat për krijimin e programeve të qëndrueshme përfshirëse në kulturë përmes partneriteteve publike-private.

 

User Login