Me ndihmën e projektit do të sigurohen resurse financiare, respektivisht grante, me qëllim që t’ju mundësohet organizatave civile ti përforcojnë kapacitetet e tyre dhe të marrin pjesë në zbatimin e strategjive lokale për kulturë. Aktivitetet për zhvillimin e kapaciteteve do të fokusohen në rrjetëzimin, dialogun publik, marrëdhëniet me mediumet, përfaqësimin dhe menaxhmentin financiar.

E gjithë kjo, do të kontribuojë në qëndrueshmërinë e tyre dhe do ta përmirësojë bashkëpunimin me pushtetin lokal.

Në bashkëpunim me administratën lokale, dhe në bazë të parimeve për qeverisje të mirë, do të përgaditen kritere gjithëpërfshirëse për selektimin e grantistëve. Organizatat e regjistruara civile do të mund të aplikojnë për grante për mbështetje të projeteve të vogla inovative nga kultura, për të cilat paraprakisht do të shpallet thirrje. Me anë të granteve do të mbështeten dhe do të implementohen sëpaku 9 projekte (nga tre për çdo komunë).

User Login