Projekti “Pjesëmarrja civile për demokraci lokale” është i financuar nëpërmjet Instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA) të Unionit evropian dhe është parashikuar të realizohet në periudhën prej janarit 2016 deri qershor 2017. Projektin e implementojnë Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni (FSHM) dhe Qendra për zhvillim të demokracisë lokale (QZDL).

 

Projekti synon të ndihmojë shoqërinë civile në zhvillimin e pandërprerë demokratik të saj, saktësisht organizatat civile që punojnë në fushën e kulturës në tre komuna partnere: Qendër, Strugë dhe Strumicë.

Organizatat civile, si njëra nga hallkat e demokracisë, medoemos duhet të kenë pjesëmarrje aktive në krijimin e politikave lokale nga fusha e kulturës, dhe kjo do të mundësohet nëpërmjet mbështetjes financiare dhe bashkëpunimit me pushtetet lokale.

Gjatë projektit do të ndërmerren këto aktivitete:

  • Përgaditja e Studimit për vlerësimin e gjendjes në kulturë i cili do të rekomandojë hapat e ardhshëm për krijimin e politikave nga ajo fushë.
  • Përpilimi i Programit për forcimin e kapaciteteve në fushën e menaxhmentit strategjik dhe pjesëmarrja aktive e organizatave joveritare civile dhe pushteteve lokale.
  • Zhvillimi i strategjive lokale për kulturë në tre komuna, përcjellur edhe me plane të aksionit.
  • Përgaditja e Planit për menaxhim në fushën e kulturës
  • Dhënia e granteve për forcimin e kapacitetit të organizatave civile.

 

Me aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të projektit priten këto rezultate:

  • Rritja e rolit të organizatave civile në zhvillimin e komunave me pjesëmarrjen e tyre në sjelljen e vendimeve dhe zhvillimin e politikës lokale për kulturë.
  • Krijimi i klimës së volitshme e cila do ju mundësojë organizatave civile lokale të marrin pjesë më intenzivisht në zbatimin e strategjive lokale për kulturë si dhe lehtësimin e punësimit dhe voluntarizmin në të njejtat, me çrast qytetarët aktivisht do të marrin pjesë në proceset e demokracisë.
  • Rritja e mbështetjes financiare dhe ofrimi i instrumenteve përkatëse nga ana e vetëqeverisjes lokale të cilat do ju mundësojnë organizatave civile përfshirje në zbatimin e politikës lokale për kulturë.
  • Zhvillimi i politikës lokale në drejtim të përmirësimit të mbështetjes financiare për organizatat civile, e cila do të mundësojë mënyrë transparente, të drejtë dhe jodiskriminuese në zbatimin e politikës lokale për kulturë, mbështetur me skemë grantesh.

 

 

User Login